Sula: Duhet bashkim në PD, 4200 firmat nuk dihet nëse janë delegatë, 18 dhjetori zgjidhje

Shqipëria

Sula: Duhet bashkim në PD, 4200 firmat nuk dihet nëse janë delegatë, 18 dhjetori zgjidhje

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:20
Dashnor Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se nëse PD si shtëpi e përbashkët do të rrëzohet do t’i marrë të gjithë me vete.

Sula hodhi dyshime nëse 4200 firmat janë delegatë apo vetëm simpatizantë të PD-së që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit.

Sula: Unë kam kërkuar maturi dhe qetësi sidomos në gjuhën e përdorur sidomos nga Berisha. PD është shtëpia jonë e përbashkët dhe nëse këtë shtëpi do ta luftojmë për ta rrëzuar, mos të shpresojë njeri që do të shpëtojë njeri nëse rrëzohet. Sigurisht që problemet duhet të diskutohen, por jo me figura linçimi. Unë këmbëngul që PD të jetë e bashkuar dhe duhet të gjejmë një rrugë bashkimi në datën e 18 dhjetorin. Kuvendi në 11 dhjetor është një proces ilegjitim.

Nëse Foltorja u nis për demokratizmin e PD-së, është për shkeljen e normave të statutit. Ne nuk i dimë se cilët janë delegatë që kanë firmosur. Ne kemi 4200 firma, po jo 4200 delegatë. Sa delegatë janë aty në lista, ne nuk e dimë. Ky nuk është kuvendi i parë që bën PD-ja dhe ka një procedurë shumë të qartë në raport me delegatët e PD-së në degët e rretheve. Delegatët kanë një ID verifikuese dhe verifikohen kur mblidhet kuvendi. Ne kemi 4200 emra që aludohen, por ne nuk e dimë se këta persona janë delegatë të PD-së. Këto firma duhet të kalojnë në sekretariat.

Sula shtoi se kuvendi i vendosur nga Basha në 18 dhjetor është një zgjedhje shumë e mirë edhe për të pakënaqurit e tjerë që duan të ngrenë çështjet e tyre.

Sula: Ne kemi një databazë të gjithë PD-së dhe organizmi që funksionon në parti njihet nga të gjithë krerët e degëve. Unë kam pasur një mendim të dyzuar për mosshpalljen e kuvendit nga Basha, për fat mirë sugjerimet tona kanë bërë që të vijë një zgjidhje reale për të gjitha palat. Të gjitha problematiket e ngritura mund të merren si iniciativë në këtë Kuvend. Pse duhet të kemi frikë nga delegatët edhe nëse janë 4200 të tillë. Të bëhet një proces dhe një garë sepse nuk duhet të kemi frikë, pasi edhe Basha ka defekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat