Krimi horror në Fier, Belshaku: Po rritet fenomeni i sociopatisë, këta individë përshtaten me shoqërinë por janë të rrezikshëm

Shqipëria

Krimi horror në Fier, Belshaku: Po rritet fenomeni i sociopatisë, këta individë përshtaten me shoqërinë por janë të rrezikshëm

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:24
Sabina Belshaku

Një ngjarje horror ndodhi më 16 nëntor ku Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi 8 vjeçarin Mateo Vasiu në oborrin e banesës në Grecalli të Fierit, e cila vijon të ruhet nga policia si skenë krimi.

Ndërkohë Sabina Belshaku teksa ka komentuar ngjarjet kriminale në vendin tonë, në  një intervistë për Ora News, është shprehur se në rritjen e krimeve ka ndikuar dhe pandemia e Covid-19.

Sabina Belshaku: Pandemia mund të ketë ndikuar në rritjen e krimeve brenda familjes shqiptare, ka faktorë të tjerë që lidhen me varfërinë me kushtet sociale ekonomike, emigracioni mund të jetë një faktor.

Më tej ajo shprehet se fenomeni i sociopatisë po rritet ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa shton se shoqëria jonë duhet të jetë e vëmendshme për të parandaluar dhe për të identifikuar këta individë.

Sabina Belshaku: Ne duhet të fokusohemi tek fenomen i sociopatisë, kemi prezentë sociopatë. Sociopatët janë ata individë të cilët manifestojnë sjellje agresive, kanë tendenca të manipulojnë  të gënjejnë, tendenca të agrisivitetit fizik, dhe në fakt ndryshe nga psikopatët që kanë rekorde në të kaluarën e tyre mbi shkelje ligjore ata e fshehin mjaft mirë këtë gjë dhe duket sikur shkrihen,  dhe janë brenda shoqërisë. 

Ata janë më të rrezikshëm. Këta nuk kanë qenë individë të cilët janë shumuar me rekorde të mëparshme. Profilet e tyre psikologjike dëshmojnë se ata janë persona që mund të jenë tepër të rrezikshëm për shoqërinë por që nuk kanë qenë në vëmendje të institucioneve. Unë e shoh sociopatinë si një fenomen që po rritet dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për të parandaluar dhe për të identifikuar këta individë që mund të shfaqin sjellje të kësaj natyre dhe për të marrë masa për parandalim.

Çfarë është sociopatia?

Sipas psikologes, individët sociopatë  manifestojnë sjellje agresive, kanë tendenca të manipulojnë dhe të gënjejnë. Këta individë përshtaten me shoqërinë, por që janë të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat