Emërohet në krye të ‘Donacioneve të huaja’, Kim largohet nga salla menjëherë sapo merr fjalën Beqja

Shqipëria

Emërohet në krye të ‘Donacioneve të huaja’, Kim largohet nga salla menjëherë sapo merr fjalën Beqja

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:34
Yuri Kim largohet nga salla menjëherë sapo merr fjalën Ilir Beqja

Takimi Konsultativ i Ministrisë së Brendshme me donatorët, shërbeu edhe për prezantimin e Ilir Beqjas si drejtues i agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila duket se nuk e ka mirëpritur ndryshimin e axhendës.

Në momentin që Ilir Beqja ka marre fjalën në takim, gjë që nuk ishte parashikuar në axhendë, ambasadorja amerikane duket teksa mbyll dosjen. Në pamjet e ofruara nga regjia qendrore e Ministrisë së Brendshme, nuk fokusohet momenti kur ambasadorja Yuri Kim në shenjë demonstrative është larguar nga salla pak sekonda pasi Beqja ka nisur fjalimin e tij. Por burime diplomatike konfirmojnë se ambasadorja pasi ka mbyllur dosjen është ngritur nga karrigia dhe ka lënë sallën.

Gjate gjithë fjalës se Ilir Beqjas në pamje nuk fokusohet në asnjë moment ambasadorja e SHBA-ve dhe as karrigia e saj e boshatisur. Madje edhe në mbyllje të takimit, në planin e madh që fokusojnë kamerat shfaqen vetëm donatorët dhe jo paneli i të ftuarve që ishin ulur pranë ministrit Çuçi dhe ambasadores Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat