Meta-Bashës: Ke përgjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit

Shqipëria

Meta-Bashës: Ke përgjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:58
Ilir Meta

Për presidentin Ilir Meta djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal janë ndër aktet më skandaloze dhe të rënda.

Meta u shpreh se këto akte shpejtuan dhe ndihmuan në kapjen e shtetit nga Rilindja.

Sa i përket deklaratave të Bashës, Meta tha se ai ka përgjegjësi madhore të cilave nuk u shmanget dot.

“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozites ne pushtetin vendor jane nder nga aktet me skandaloze dhe me te renda qe tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracine.Kjo eshte nje fature shume e rende e opozites aktuale ne Shqiperi.Keto akte e ndihmuan dhe e pershpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithate opozita se shpejti shpresoj te marre ne dore rolin qe i takon.

Sa i takon Bashes dhe deklaratave te tij per 'Trekendeshin e Bermudes', ai shquhet jo vetem per lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri. Z.Basha ka kater pergjegjesi madhore per kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund tju shmanget dot. Basha me kot i shmanget, por nuk i shpeton dot katërkendëshit te pergjegjesive te tij madhore”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat