Ilir Demalia: Historia jonë zyrtare emocionon vetëm fëmijët e shkollave

Shqipëria

Ilir Demalia: Historia jonë zyrtare emocionon vetëm fëmijët e shkollave

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:41
Ilir Demalia

Ditën e sotme u shënua 109 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku në Vlorë u mbajt edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.

Publicisti Ilir Demalia në një intervistë për Ora News, festimet e ditës së sotme i ka konsideruar si folklorike, teksa shton se nuk kishte një analizë se ku gjendet Shqipëria pas 109 vjetësh.

Lufta politike për Demalinë nuk ka asnjë lloj morali, pasi sipas tij politikanët kanë degraduar deri në pikën e fundit  ku korrupsioni, lidhjet me krimi, janë shtrirë në të  gjithë kapilarët e shoqërisë.

Ilir Demalia: Unë as se kam ndjekur dhe sinqerisht krijoj një pështjellimi nga ky festim folklorik, pa një analizë pa një refleksion ku gjendet Shqipëria pas  109 vjetësh. Dhe fakti që  sot ne jemi në një gjendje ekonomike, më të varfëritë  në Europë, në një gjendje pa shpresa për të ardhmen, tregohet  me largimin e njerëzve të cilët shohin si shpëtim largimin nga Shqipëria. Lufta politike është pa asnjë lloj morali dhe të gjithë këta pjesëtarë të bandave politike se unë nuk mund t’i quaj parti dalin dhe bëjnë moral në këtë ditë, nuk e di se çfarë fytyre kanë. Këta kanë degraduar shtetin deri në pikën e fundit ku korrupsioni, lidhjet me krimi, janë shtrirë në të  gjithë kapilarët e shoqërisë dhe kanë kapur të gjithë shoqërinë.

Ai thotë se historia e shtetit tonë është e manipuluar, ndërsa thekson se historianët shqiptarë e kanë bërë historinë dhe interpretimin e historisë që emocionon vetëm fëmijët e shkollave.

Ilir Demalia: Duke shfrytëzuar pasuritë kombëtare, duke shkatërruar të drejtën e pronës, këta kanë shitur atdheun dhe a kanë fytyrë dhe moral që sot të tundin flamujt kombëtar. Streha e fundit e horrave është nacionalizmi. Historia jonë është e manipuluar, edhe vetë historia e Pavarësisë. Nuk krijohet një debat i hapur. Historia nuk është regjistrim faktesh. Interpretimi i historisë, kërkon filozofinë, psikologjinë. Nuk diskutohet historia vetëm disa fakte dhe unë mendojë se historiografia shqiptare ka mbetur në nivelet tepër naive, sa që historianët shqiptarë e kanë bërë historinë dhe interpretimin e historisë që emocionon vetëm fëmijët e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat