"Enver Hoxha s'mund të quhet Nul" Bujar Çela nuk pendohet, thumbon Enkelejd Alibeaj: Je nipi i Isa Toskës

Shqipëria

"Enver Hoxha s'mund të quhet Nul" Bujar Çela nuk pendohet, thumbon Enkelejd Alibeaj: Je nipi i Isa Toskës

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:52
Enkelejd Alibeaj

Deputeti socialist Bujar Çela nuk ka asnjë pendesë për fotourimin dërguar dje në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë.

Madje nga deklarata e sotme bërë pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve të Lushnjes duket se nuk ka bërë asnjë gabim, ndryshe nga sa përpiqet ta mbrojë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Një foto me flamurin kuq e zi dhe me foton e Enverit dërguar në këtë grup shkaktoi debat mes deputetit Çela dhe deputetëve demokratë.

Sot, një ditë më pas, pasi u bënë publike këto mesazhe, Bujar Çela thotë se Enver Hoxha nuk mund të quhet nul.  

  “Unë i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka dhe ai kontributin e vet në luftë përderisa nuk kemi udhëheqës tjetër që e kanë thirrur këtë luftë. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër që pretendon se gjyshja apo stërgjyshja tjetër e ka thirrur këtë luftë të shprehet historianët janë aty.

Shumë herë padrejtësisht kemi bërë bërë armiq e kriminelë e më pas i kemi rehabilituar. Nga Balli Kombëtar tek Legaliteti. “

Ka dhe një përgjigje për deputetin democrat Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi dekomunistizimin duke i kujtuar se është nipi i ballistit Isa Toska.

“Në atë komision ka njerëz që janë nipër të Isa Toskës. Unë nuk jam nipi  Enver Hoxhës por si të gjithë shqiptarët nuk mund të harroj historinë nga e cila kemi ardhur si komb” tha Çela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat