Kryeministri Rama “përplaset” me komentuesin – ja si i kthehet pas kritikave që i shkroi ky i fundit

Shqipëria

Kryeministri Rama “përplaset” me komentuesin – ja si i kthehet pas kritikave që i shkroi ky i fundit

Nga: M.H. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi një ditë simbolike, siç është festa e çlirimit, për të bërë hapjen zyrtare të këtij aksi mjaft të rëndësishmë kombëtar.

Rama publikoi pastaj një foto duke qëndruar afër një zjarri duke i bashkangjitur një shkrim “zjarr, Dibre”, përcjell “Bota sot”.

Të menjëhershme kanë qenë komentet në këtë fotografi.

Ishte një nga lexuesit i cili i komentoni Ramës: “Shiko zjarrin e mallakastres ku punojsitë e uzines në ballesh i kanë fëmijët pa bukë lëri reklamat me rrugë të papërfunduar”, shkruan komentuesi.

I menjëhershëm ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama, i cili i tha: “Punonjesve te uzines u kemi lidhur page minimale per tre vjet, qe te kene kohe te sistemohen ne pune te tjera, pikerisht qe ne nderkohe te mos i kene femijet pa buke sic thua ti, sepse uzina eshte e privatizuar nuk eshte aset shteteror dhe tere investitoret e mundshem qe kemi sjelle e konsiderojne pa interes, per shkak te teknologjise se vjeter e te degradimit ne shume vite! Sa per reklamat po risqaroj se ketu nuk behen reklama, po jepen informacione per te gjithe ata qe deshirojne t'u marrin keto informacione dhe rruga eshte e hapur, shkurton 2 ore e gjysem kohen e levizjes mes Tiranes e Dibres keshtu siç eshte, nderkohe qe me perfundimin e Tunelit te Murrizit do ta shkurtoje edhe 30 minuta te tjera”, shkruante në përgjigjen e Ramës.

Image
Foto e publikuara nga kryeministri Rama
Image
Komenti i një qytetari ndaj kryeministrit Rama
Image
Përgjigjja e kryeministrit Rama ndaj komentit të qytetarit
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat