Publikohen pamjet/ Vrasja e Mateos, dy djem me kapuça i vënë flakën shtëpisë së autorit, ja çfarë kapën kamerat

Shqipëria

Publikohen pamjet/ Vrasja e Mateos, dy djem me kapuça i vënë flakën shtëpisë së autorit, ja çfarë kapën kamerat

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Këto janë momentet kur dy persona, që duken të rinj në moshë i afrohen shtëpisë së Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier dhe i vënë flakën.

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka transmetuar sot pamjet ekskluzive të zjarrvënies së shtëpisë së Çalamanit, vendi ku ndodhi dhe krimi makabër dhe u gjet i groposur disa orë pas zhdukjes 8-vjeçari Mateo Vasiu.

Halla e tij ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” duke shprehur dyshimet, por ajo tha se nuk ka asnjë fakt dhe se policia duhet t’i shkojë deri në fund. Sipas saj pamjet e kamerave të sigurisë së dy personave që i vënë flakën shtëpisë nuk janë marrë nga policia.

“Kishim vënë kamera të enjten në mëngjes për të parë lëvizjet. Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm në krim. Të hedhësh baltë dhe të akuzosh është shumë e rëndë.

Fakte konkrete nuk kemi, është thjesht dyshim. Me këtë gjë të merren organet kompetente. Ne si njerëz mund të aludojmë dhe të flasim shumë gjëra, ata që janë ekspertë t’i shkojnë kësaj ngjarjeje dhe jo të heshtin. Janë dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. Policia nuk i ka marrë këto pamje”, tha halla e Mateos.

Të vendosur mes dyshimeve se ka qenë familja që i ka vënë zjarrin shtëpisë së autorit për të humbur gjurmë nga krimi, ajo u shpreh më tej se familja nuk i njeh këta persona dhe se është shumë e rëndë që janë ngritur akuza të tilla.

KËTU mund t'i shikoni pamjet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat