Protestuan kundër çmontimit të uzinës së Ballshit, vihen nën hetim 10 naftëtarë për “shkatërrim prone”

Shqipëria

Protestuan kundër çmontimit të uzinës së Ballshit, vihen nën hetim 10 naftëtarë për “shkatërrim prone”

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Foto

Dhjetë nga naftëtarët që protestuan një ditë më parë në uzinës e Ballshit, ku kërkuan hapjen e fabrikës si rrogat e pamarra janë vënë në hetim.

Sipas policisë, ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.

Policia njofton se ka proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër.

Naftëtarët kundërshtojnë demontimin e rafinerisë dhe kërkojnë transparencë nga institucionet për kërkesat e naftëtarëve.

Gjatë ditëve të fundit në ambientet e uzinës janë parkuar mjete të tonazhit të rëndë ku tashmë naftëtarët pretendojnë se këto mjete janë për transport të pajisjeve të rafinerisë.

Protesta u shoqëruar nga forca të policisë. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët nuk do të lejojnë çmontimin e uzinës ndërsa kërkohet që pagesa t’i bëhet atyre.

Ata shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në një reagim nga ministria e Energjetikës mbi vetë fatin e rafinerisë dhe pagesat e naftëtarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat