​“Qeveritë mashtruan në Shqipëri e Kosovë”, Berisha: Abetarja unike është bërë realitet që në 2012

Shqipëria

​“Qeveritë mashtruan në Shqipëri e Kosovë”, Berisha: Abetarja unike është bërë realitet që në 2012

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:06
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe marrëveshjen e firmosur së fundmi mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për njohjen e ndërsjellët të diplomave dhe ambicien për të njësuar abetaren në të dyja vendet.

Sa i përket kësaj marrëveshje, Berisha u shpreh se të dyja qeveritë kanë gënjyer si në Kosovë dhe Shqipëri, sepse abetarja është njësuar që në vitin 2012 dhe në kohën kur PS erdhi në pushtet, ish-kryeministri theksoi se Rama e sulmoi si njeri injorant.

“8 vite jo vetëm që ndaloi ora në Shqipëri, por ora shkoi mbrapa. Rama ndërsa zotohet të firmosë marrëveshjet pa dogana me Rusinë e vogël që është Serbia, nuk e bën këtë me Kosovën.

Çfarë ishte marrëveshja e fundit, e turpshme. Abetarja që nxorën këta dhe ky e sulmoi në 2014 kur erdhi në pushtet. E sulmoi si njeri injorant, primitiv. Abetarja ka hyrë në fuqi dhe në mbarë Kosovën është abetarja unike me Shqipërinë dhe që në vitin 2012 është bërë realitet.

Ata mashtruan. Mashtruan në Shqipëri, mashtruan në Kosovë dhe mashtrimet janë të turpshme. Kemi një detyrë shumë të madhe. Ajo është që këtë narkoshtet, ta përmbysim njëlloj siç përmbysëm diktaturën komuniste. Por për të realizuar këtë mision ne duhet të shndërrohemi në opozitë të vërtetë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat