Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash/ Arrestohet 32-vjeçari

Shqipëria

Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash/ Arrestohet 32-vjeçari

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës, pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat