Rama takim me biznesmenët në Miçigan: Folëm për “Ballkanin e Hapur” dhe tregun e lirë, presim investime të huaja

Shqipëria

Rama takim me biznesmenët në Miçigan: Folëm për “Ballkanin e Hapur” dhe tregun e lirë, presim investime të huaja

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Foto nga takimi

Kryeministi Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot takoi disa përfaqësues të industrisë automotive në Miçigan.

Në fund të takimit, kryeministri tha se një grup përfaqësuesish nga kompania amerikane do të vijnëb në Shqipëri, për të parë mundësinë e të investuarit këtu.

Sipas tij, pjesë e diskutimeve ishte dhe nisma e vendeve të rajonit, “Open Balkan” (ku aktualisht bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), që siç thotë kryeministri jep mundësinë e një tregu të lirë, që do të tërheqë më shumë investime të huaja.

“Gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe në fund ramë dakord që një mision i ‘Automation Alley’ do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si dhe për të kuptuar më mirë çfarë po ndodh me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe transformimin e tregut në një treg të lirë dhe me një pozicion shumë të favorshëm për investime të huaja”, shprehet kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat