Dëmtohet rrjeti, moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra në Memaliaj

Shqipëria

Dëmtohet rrjeti, moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra në Memaliaj

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Fshatrat e Memaliajt në terr të plote si pasoje e mungesës së energjisë elektrike.

Burime zyrtare konfirmojnë për gazetaren Brikena Metaj se energjia mungon në fshatrat Buz, Kalemaj, Bader, Xhafaj dhe Kurtjez pjesë e Njësisë Administrative Buz-Bashkia Memaliaj. 

Ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Qendër Memaliaj dhe në fshatin Kashisht. 

Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe. OSHEE Gjirokastër po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat