Lumi Vjosë arrin maksimumin/ Rritja e nivelit të ujit edhe për shkak të baticës dhe erës detare

Shqipëria

Lumi Vjosë arrin maksimumin/ Rritja e nivelit të ujit edhe për shkak të baticës dhe erës detare

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Lumi Vjosë

Niveli i lumit Vjosa u rrit ndjeshëm këtë mëngjes por nuk rrezikon të dalë nga shtrati deri mbrëmjen e kësaj të marte.

Këto janë pamjet e filmuara në mesditë në urën e Mifolit kur Vjosa shënonte kuotën 5.6 metër me tendencë në rritje.

Banorë të fshatrave për rreth lumit ndihen të shqetësuar.

Sipas shtabit të emergjencave batica dhe era që fryn nga perëndimi ndikon në rritjen e nivelit pasi dalja në det frenohet prej këtyre fenomeneve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat