Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri organizon konferencë në lidhje me praktikat e përdorimit të mbetjeve bujqësore

Shqipëria

Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri organizon konferencë në lidhje me praktikat e përdorimit të mbetjeve bujqësore

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një konferencë informuese mbi praktikat më të mira në lidhje me përdorimin e mbetjeve bujqësore për prodhimin e komponentëve të ndërtimit me bazë bio me performancë të lartë hidrotermike dhe energjitike u zhvillua në Tiranë në pallatin e Kongreseve.

Konferenca promovuese per projektin  "AWeS0Me-ITALME-419" u organizua nga Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri A.I.I.A (Confimi Albania) me 2 dhjetor 2021.

Ky projekt synon të promovojë praktikat për reduktimin e emetimit të karbonit dhe të përmirësimit të efiçencës energjitike duke përdorur materiale ndërtimore plotësisht të qëndrueshme, të bëra nga mbetje bujqësore të cilat kanë një ndikim të ulët mjedisor.

Në këtë konference morën pjesë përfaqësues nga ministria e Bujqësisë, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashki të ndryshme të Republikës së Shqipërisë dhe palë të tjera të cilat janë pjesë e zinxhirit të ndërtimit dhe infrastrukturës në vend.

Konferenca u organizua më 2 dhjetor në kuadër të Programit IPA-II INTERREG CBC ITALME, Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri A.I.I.A (Confimi Albania), si fituese e projektit '' AWeS0Me-ITALME-419'' bashkë financuar nga Programi IPA-II Interreg CBC Italy-Albania-Montenegro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat