Gjyqtari italian: Kush është shqiptari misterioz që përmend kryemafiozi Toto Rina në atentatin ndaj Borselinos

Shqipëria

Gjyqtari italian: Kush është shqiptari misterioz që përmend kryemafiozi Toto Rina në atentatin ndaj Borselinos

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:04
Pietro Grasso

Një shqiptar mund të jetë i përfshirë në krimet makabre që kanë ndodhur në Itali në vitet 1990. Përgjimet flasin për një shqiptar, bashkëpunëtor i famëkeqit Toto Riina.

Shqiptari dyshohet si i përshirë në ekzekutimin e Paolo Borselinos, gjë të cilën e konfirmoi edhe Pietro Grasso, gjyqtari që çoi pas hekurave bosët e Cosa Nostra-s.

Grasso tha se shqiptari nuk u arrit të identifikohej asnjëherë, por mendohet se ai ishte ekspert në lëndët plasëse.

"Po është folur për një shqiptar, po nuk arritëm që ta identifikonim. Duhej të ishte një person që ishte ekspert në lëndët plasëse. Bëhet fjalë për një ekspert shpërthimesh. Më pas thuhej se do ta realizonte gjithçka “ai i dritave”.

Kur u mor “Fiati” që do mbushej me eksploziv, një nga të penduarit tha se pa një burrë që nuk ishte i mafias. Ka të ngjarë se ky ishte eksperti shqiptar. Nuk dihet ende se kush e aktivizoi telekomandën, ka të ngjarë që të ishte eksperti që vinte nga Shqipëria. Në zbardhjen e procesverbalit ka diçka të pakuptueshme.”, tha Grasso.

Sipas përgjimeve të publikuara pak kohë më parë, zbulohet se me ekzekutimin e Borselinos është marrë bosi i mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro. Urdhëruesi, Toto Rinna flet për parkimin e një makinë Fiat 126 me 100 kilogramë tritol në afërsi të shtëpisë së nënës së Boselino-s.

Sipas gjyqtarit Pietro Grasso, shqiptari i rekrutuar nga Riina, dyshohet se është edhe personi që aktivizoi tritolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat