1 vjetori i vrasjes së Klodian Rashës, babai: Më plagosi shpirtin, shteti të gjejë përbaltësin e figurës së djalit

Shqipëria

1 vjetori i vrasjes së Klodian Rashës, babai: Më plagosi shpirtin, shteti të gjejë përbaltësin e figurës së djalit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:46
Klodian Rasha

Sot shënohet një vjetori i vrasjes së Klodian Rashës nga ish efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Në këtë ditë babai i tij në një deklaratë për media tha se uron që askujt të mos i ndodhë një tragjedi e tillë. Ai kujtoi rrjedhën e ngjarjes duke akuzuar se sipas tij për të mbuluar krimin u munduan të përbaltin figurën e djalit të tij.

“Lus zotin që të tilla tragjedi  të mos ekzistojnë në asnjë vend të botës mua më plagosi shpirtin mua më ndau  zemrën, kjo ka qenë arsyeja që ditën e parë që iu kam kërkuar që këtë lloj plage të mos e imagjinojë askush. Të tilla tragjedi të mos ketë asnjë familje asnjë qenie njerëzore. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shprehur interes për familjen time. Besoj se nuk ka specie në botë që të imagjinojë që në 20231 një nënë një baba aq më tepër një malësor si puna ime të luajë apo të imagjinojë të shesë apo të blejë gjakun  e fëmijës së vetë. Ky nuk është faji im është faji i asaj qenie që mund ti shkojë ndërmend. Në shtëpinë time kam pritur e kam përcjellë numër të madh njerëzish, jam mirënjohës për secilin, qoftë qytetarë apo pushtetarë.

Shteti e ka për detyrë atë që se ka bërë deri tani ndoshta ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkrimojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej  vetë.

Tragjedi e plagë të tilla lus zotin të mos i ndodhë askujt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat