“Po vëre moj maskën…”/ Braçe ‘u ngre zërin’ deputetëve: Ku i keni maskat? Të vijë ISHP këtu...

Shqipëria

“Po vëre moj maskën…”/ Braçe ‘u ngre zërin’ deputetëve: Ku i keni maskat? Të vijë ISHP këtu...

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Taulant Balla

Me tone të larta në Kuvend, deputeti Erjon Braçe, i bën thirrje deputetëve në Kuvend që të vendosin maskat, në kuadër të masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë në vend.

Braçe, drejtuar deputetëve dhe qytetarëve tha se Covid është një sëmundje që mundet me disiplinë dhe jo gjithsecili të sillet sipas dëshirës së tij, pasi ky virus vdekjeprurës po i kushton familjeve dhe buxhetit të shtetit!

“Deri sot ka paguar shteti testimet publike, me taksat e shqiptarëve pa diskutim. Po këto do jenë më të shtrenjta, do vijë momenti, për shkak të pamundësisë. Do sillemi sikur nuk jemi mes Covidit, sikur s’kemi rregull që brenda ambienteve të mbyllura të mbajmë maska. Duhet të vijë ISHP dhe të vendosë gjoba rrogën e një deputeti. Ça do bëjmë këtu, do bëjmë muhabet që kam bërë 2-3 vaksina ç’më duhet maska! Është një sëmundje që mundet me disiplinë dhe jo gjithsecili të sillet sipas dëshirës së vetë. Po i kushton familjeve dhe buxhetit të shtetit dyfish. Si ulen kostot duke paguar qeveria?”, tha Braçe.

Drejtuar deputetes së Partisë Demokratike, Braçe i thotë të vërë maskën, pasi këto janë rregullat dhe duhen respektuar edhe nëse ka kryer vaksinën.

“Po vëre maskën, më flet mua dhe as maskë nuk vë, për çfarë e bën! Je e vaksinuar, ka rregull moj zonjë, je apo jo i vaksinuar, mbahet maska!”, i tha ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Braçe i bën thirrje edhe një herë qytetarëve të vaksinohen pasi është falas, ndërsa ‘i tensionuar’ tha se në sallën e Kuvendit nuk ka vlerë asnjë fjalë përsa kohë nuk respektohen rregullat!

“Po paguajmë pafund para nga buxheti i shtetit. Është mundësia që është falas nga qeveria, ça të kushton për të bërë vaksinën, kjo historia që s’më kap gjë mua, jam në ajër të pastër dhe s’më zë? Me thënë të drejtën këtu mund të vijnë edhe marrëveshje të tjera, qeveria mund të marri hua sa të dojë, po në këtë sallë fjala nuk ka vlerë sa kohë nuk respektohen rregullat”, tha Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat