Bregu: Duke rrezikuar potencialin rinor ne po rrezikojmë motorin e një të ardhmeje të qëndrueshme rajonale

Shqipëria

Bregu: Duke rrezikuar potencialin rinor ne po rrezikojmë motorin e një të ardhmeje të qëndrueshme rajonale

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Majlinda Bregu në mbylljen e Laboratorit Rinor për shëndetin mendor sot në Tiranë

“Statistikat na tregojnë se dy të tretat e të rinjve do të ishin të gatshëm të emigronin; se kostot totale të arsimit të njerëzve që largohen nga rajoni në një vit variojnë nga 840 milionë në 2.46 miliardë euro; dhe se rreth një e pesta janë të papunë dhe gati një e katërta nuk janë as në punësim, as në arsim apo trajnim. Por transformimi gjithëpërfshirës i rajonit nuk mund të bëhet pa rininë. Nëse rrezikojmë të humbim potencialin e tyre, po rrezikojmë motorin e një të ardhmeje të qëndrueshme rajonale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu në mbylljen e Laboratorit Rinor për shëndetin mendor sot në Tiranë.

“Por shifrat janë më shumë se numra të thjeshtë. Ato janë përvoja reale, të përditshme me të cilat përballen të rinjtë. Frustrimet e tyre dhe paaftësia jonë për t'i trajtuar ato gjymtojnë të gjitha shoqëritë në rrugën tonë përpara. E vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë është duke u siguruar të rinjve vendin e duhur në proceset vendimmarrëse. Shkurt – për të rinjtë mund të punojmë vetëm nëse punojmë me të rinjtë”, shtoi Bregu.

Veprimtaria, e organizuar nga projekti i RCC-së për Rininë e Ballkanit Perëndimor (WBYL), ka mbledhur rreth 50 përfaqësues të rinjsh nga rajoni, si dhe politikëbërës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian. Gjatë dy ditëve pjesëmarrësit diskutuan temat e shëndetit mendor dhe nxorën 13 rekomandime rajonale që parashikojnë se si të rritet ndërgjegjësimi për shëndetin mendor, masat mbështetëse dhe komunikimi i rëndësisë së parandalimit të shëndetit mendor të të rinjve. Rekomandimet u miratuan nga të gjithë anëtarët e Grupit Rajonal të Ekspertëve.

“Depresioni, ankthi, çrregullimet e sjelljes prekin më shumë të rinjtë sot sesa dy vjet më parë dhe nuk duhet të harrojmë faktin se periudha nga 12 deri në 25 vjeç mbetet një kohë kritike e zhvillimit dhe maturimit të trurit. Mediat sociale vazhdojnë të promovojnë të fortët, të bukurat, të pasurit, madje edhe ngacmuesit, por nuk ofrojnë mekanizma përballimi, aftësi ndërpersonale apo "distancim psikologjik" (d.m.th., duke inkurajuar një person të përvetësojë një perspektivë objektive për mendimet dhe ndjenjat negative). Si përvojat me të cilat përballen të rinjtë tanë tani, ashtu edhe mbështetja që ata marrin nga ne në përballimin dhe lundrimin e këtyre sfidave do të kenë ndikime të thella në aftësitë e tyre për të qenë të rritur, prindër dhe qytetarë të suksesshëm në vitet në vijim”, përfundoi Bregu.

Së bashku me znj. Bregu, fjalën përmbyllëse e mbajtën zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Denada Seferi, Drejtoresha e Divizionit të OBSH-së për Politikat Shëndetësore dhe Sistemet Shëndetësore Vendore Dr. Natasha Azzopardi Muscat, Këshilltare për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor, Komisioni Evropian, Drejtoria- Gjenerali për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Adrienn Kiraly, Ambasadorja e Rinj Evropiane (YEA), Kosovës, Egzona Bexheti dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rinor Kombëtar të Serbisë Miljana Pejic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat