Hoxha: Nuk shpresoj për më lart se Koka, inceneratorët blenë media dhe forca politike

Shqipëria

Hoxha: Nuk shpresoj për më lart se Koka, inceneratorët blenë media dhe forca politike

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:39
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Lefter Koka nuk është kryekoka e aferës së incineratorëve.

Ai tha për çështje ne incineratorët ka pasur media që u blenë që qepnin gojë dhe iu dha reklamë, madje edhe forcave politike.

Hoxha: Koka nuk është kryekoka e aferës së incineratorëve. Arrestimi i tij hap pozitiv. Më duket e vështirë me kapacitetet dhe vullnetin që sot ka SPAK të ngrihet në rangun e ministrave dhe zëvendësministrave në detyrë. Deri tani ka goditur persona që nuk janë në detyrë. Do të ketë guxim SPAK të ngjitet më lart? Imagjino sikur Koka të tregojë shokët. Aty do të këputen të gjithë si kokrra qershie. Ky është rasti më optimist.

Ne po diskutojmë vetëm për 3.6 milionë euro, por 178 milionë euro të tjera. Sa media u blenë aty që qepnin gojë dhe iu dha reklamë. U tunduar edhe forca politike. E gjitha kjo u bë që të mbyllej goja. Unë besoj se ky është një veprim jo i mjaftueshëm dhe nuk besoj se kanë për të shkuar hetimet e SPAK. Di që kanë nisur edhe disa hetime të tjera për inceneratorët, nuk dihet nëse do të finalizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat