Hoxha: Inceneratorët të ndërtuar në 3 hambarët elektoralë të PS-së Tiranë, Elbasan e Fier

Shqipëria

Hoxha: Inceneratorët të ndërtuar në 3 hambarët elektoralë të PS-së Tiranë, Elbasan e Fier

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:44
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se kryebashkiaku Veliaj i ka kthyer përgjigje pozitive ministrisë së Mjedisit për inceneratorin e Sharrës.

Ai tha inceneratorët janë ndërtuar në tre hambarët elektoral më të mëdhenj të Partisë Socialiste, konkretisht Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Hoxha: Veliaj i ka kthyer përgjigje ministrisë së Mjedisit për inceneratorin e Sharrës, duke i dhënë dakordësinë për këtë çështje. Një nga hallkat të këputet dhe nuk bëhej kjo gjë. Inceneratorët janë ndërtuar në tre hambarët elektoralë më të mëdhenj të PS-së Tiranë, Elbasan dhe Fier. Janë 178 milionë euro.

Incineratorët/ Qyno: SPAK ka konstatuar 8 kompani fiktive, me fatura fiktive, i çonin paratë te Koka

Koncesione do të thotë që të bëhet me para të privatit, por ato janë bërë me paratë tona. Aktualisht kemi një incinerator në këmbë në Elbasan që është në sekuestro. Kemi atë të Fierit që ka marrë lekë, por herë e shohim e herë jo. Po ashtu kemi edhe atë të Tiranës që nuk është hiç, por vetëm landfill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat