“PD është zgjuar nga gjumi letargjik”, Tritan Shehu: Tani e tutje do jemi në protesta të shumta

Shqipëria

“PD është zgjuar nga gjumi letargjik”, Tritan Shehu: Tani e tutje do jemi në protesta të shumta

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Tritan Shehu

Deputeti Demokrat, Tritan Shehu nga sheshi para kryeministrisë ku po mbahet protesta e organizuar nga Sali Berisha tha se PD është zgjuar nga gjumi letargjik.

Tritan Shehu: Ne jemi mbledhur këtu sot të ngritur të rigjallëruar të tregojmë forcën tonë së bashku për të protestuar ndaj paktit Rama-Vuçiç sepse edhe Maqedonia e Veriut e braktisi sepse askush nuk u bashkua. Ky pakt ka si qëllim të sjellë sërish fantazmën e Jugosllavisë së Re. Ka për qëllim të lidhë rajonin tonë nëpërmjet traktatit Euro-Asia. Shqipëria është larguar nga perëndimi gjatë perandorisë otomane dhe gjatë sundimit komunist. Kjo nuk do të përsëritet më.

Të dashur miq ne kemi ardhur për të protestuar sepse e kemi ndjerë rrezikun. Por kemi ardhur edhe për të konfirmuar vullnetin tonë të pandryshueshëm për të qenë pjesë e familjes që ne i përkasim. Dua të përfitoj për të thënë se duam bashkëpunim me të gjithë rajonin por të udhëhiqemi nga procese europiane si Procesi i Berlinit.

PD që në gjenezën e saj që ditën e parë lindi si forca e vetme pro-europiane, pro perëndimore. Kështu jemi dhe do të vazhdojmë të jemi. Kushdo që kërkon të vendosë damka kërkon të fusë anti-amerikanizmin sepse ne jemi më pro-amerikanët dhe pro perëndimorët Jemi të sigurt se në këtë periudhë pas gjumit letargjik ku kishte rënë PD do të mbushim sheshet shumë herë në protesta të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat