Fermerët: Dështuam me domatet/ Në Roskovec, ankohen se nuk ka treg dhe nuk kanë as mbështetje

Shqipëria

Fermerët: Dështuam me domatet/ Në Roskovec, ankohen se nuk ka treg dhe nuk kanë as mbështetje

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Fermerët e fshatrave të Roskovecit po i braktisin serrat me domate. Ata thonë se nuk kanë më fitime dhe do të shkojnë sërish në emigracion.

Janë mbi 500 fermerë, të cilët vitet e fundit kanë investuar në ngritjen e serrave me perime, por çdo sezon  po përballen me mungesën e  tregut dhe të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.

Fermerët tregojnë se kanë punuar emigrantë me serat dhe fitimet e punës investuan në Shqipëri, por shprehen se zhgënjimi po i detyron t’i rikthehen emigracionit.

Ky fundvit po i shkakton humbje më shumë se viti i pandemisë. Fermerët e këtyre zonave kanë protestuar edhe duke bllokuar rrugë nacionale, por viti i ri i ka gjetur sërish në krizë dhe më prodhim të hedhur nëpër kanale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat