“Ujku i uritur të kafshon vëlla”, Artan Hoxha tregon përse bën sherr me Ramën dhe Metën: Unë mavri me bojë jam…

Shqipëria

“Ujku i uritur të kafshon vëlla”, Artan Hoxha tregon përse bën sherr me Ramën dhe Metën: Unë mavri me bojë jam…

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 11:40
Artan Hoxha

Ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale dhe jo vetëm, listat e pagave të një numri shumë të madh qytetarësh në vendin tonë. Mes tyre u bënë publike edhe pagat e majme të shumë personazheve të njohur.

Mirëpo, njëri prej tyre duket se ka shpëtuar pa iu publikuar paga dhe ky është gazetari investigativ Artan Hoxha.

Të befasuar nga kjo gjë, ndjekësit e tij i shkruajnë duke i thënë se besonin se ai do të ishte ne top-listë.

“O Tano mendoja se do ishe ne top list”, i shkruan një qytetar.

Pas këtij komenti ka ardhur një përgjigje nga vet gazetari Artan Hoxha.

“Shiko mos eshte ndonje artan tjeter se une mavri me boje jam…

Nuk jam as drejtor, as kryeredaktor, madje as redaktor…

Prandaj bej sherr ne studio, me Kryeministrin, Presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-presidentin bashke….

Ujku i uritur te kafshon vella, ata te ngopurit jane me pushtetin”, i përgjigjet Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat