"Nuk kanë shkelur ligjin", Balla falenderon patronazhistët e PS: Krishtlindja 2022 do na gjejë me President të ri

Shqipëria

"Nuk kanë shkelur ligjin", Balla falenderon patronazhistët e PS: Krishtlindja 2022 do na gjejë me President të ri

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:06
Taulant Balla

Ndërsa databaza e patronazhistëve konsiderohet si gjeneza e skandalit që pasoi ditët e fundit me bërjen publike të të dhënave sensitive të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, Taulant Balla është i bindur që patronazhistët nuk kanë kryer asnjë shkelje ligji.

Ai shfrytëzoi praninë e mediave për ti falenderuar edhe njëherë publikisht patronazhistët e PS.

Balla: Falenderoj patronazhistët dhe mbështetësit e PS-së. Procesi i patronazhimit ishte një proces elektoral si çdo parti tjetër në Europë dhe botë. Unë kam ndjekur dhe ndjek organizimin e çdo partie që ne kemi partneritet. Këtë model e kam gjetur në çdo parti fituese. Si në partinë Demokratike amerikane, me fitues Joe Biden. Mbulimi i zgjedhësve që janë të predispozuar të votojnë një parti. Asnjë patronazhist nuk ka kryer shkelje të ligjit. Çështja është hetuar dhe vazhdon të hetohet.

Sa i takon çështjes së Presidentit, Balla tha se Krishtlindjen e vitit 2022, Shqipëria do të ketë një President të ri.

Balla: Jam i sigurt që për këtë nuk ka asnjë lloj shkelje. Nuk ka një vakancë për President i Republikës. Është shkarkuar nga Kuvendi, por shkarkimi hyn në fuqi ose vetëm kur shprehet Gjykata Kushtetuese. Duhet që ajo t’i përmbahet afateve. Në momentin që ka një vakancë për President, ne i kemi përcaktuar procedurat për vendimarrjen kolegjiale. Kushtetuta ka përcaktuar mënyrën për zgjedhjen e Presidentit. Ai duhet të gëzojë mbështetjen e të paktën 20 deputetëve. Në raundin e parë kandidati, duhet të marrë jo më pak se 85 vota. Kushtetuta është e qartë. E vërtetë që viti 2022, në shkurt mars prill, pse korrik, do të kemi President të Republikës. E sigurt është që Krishtlindja e vitit 2022, Shqipëria do të ketë një President të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat