Prej 8 vitesh në terr, nuk ka festa në familjen e Sazan Boboçit në Berat: S'kam më shpresë te Bashkia

Shqipëria

Prej 8 vitesh në terr, nuk ka festa në familjen e Sazan Boboçit në Berat: S'kam më shpresë te Bashkia

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej 8 vjetësh në banesën e Sazan Boboçit në Berat mungon jo vetëm energjia elektrike, por dhe izolimi i saj nga era dhe shiu. Kryefamiljari kërkon ndihmë nga institucionet, ndërsa thotë se Bashkia ka ofruar gjërat më minimale, duke neglizhuar më të rëndësishmit.

Në shtëpinë e Sazan Bobocit në Uznovë të Beratit nuk ka asnjë shenjë festive në këtë prag ndërrimi të viteve.

Gjendja e vështirë ekonomike shfaqet në çdo cep të saj, nga muret dhe ditaret e së cilës hyjnë shiu dhe era.

Prej vitesh në banesën e tij nuk ka energji elektrike.

"Kam 8 vjet që jetoj pa një çelës elektrik, pa një llambë. Ku të mësojnë fëmija, nuk kam si ta mësoj se nuk kam kushtet."

Kryefamiljari thotë se e ka të pamundur të ushqejë familjen e tij prej 4 anëtarësh, ndaj detyrohet të mbledhë materiale të riciklueshme, pasi askush nuk i ka dhënë një mundësi punësimi.

"Nuk ja dal dot me bukë, duhet të bredh për hekurishte dhe kanaçe të siguroj bukën e fëmijëve."

Bashkisë së Beratit i ka kërkuar disa herë të ndërhyhet në rikonstruksionin e banesës, por ajo që ka ofruar ky institucion është e pamjaftueshme.

Pasi thirrjet e tij nuk janë dëgjuar nga Bashkia e Beratit, shpresën e vetme e ka te kryeministri Edi Rama, të cilin madje e fton të shikojë nga afër gjendjen e banesës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat