Makina përplas 73-vjeçarin në Maminas, policia jep detajet e para

Shqipëria

Makina përplas 73-vjeçarin në Maminas, policia jep detajet e para

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Maminas-Marikaj.

Një automjet me drejtues M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Maminas-Marikaj, një automjet me drejtues shtetasin M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat