122 familje në Bubq do festojnë në shtëpitë e reja/ Rama: Shtëpi për çdo familje!

Shqipëria

122 familje në Bubq do festojnë në shtëpitë e reja/ Rama: Shtëpi për çdo familje!

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Edi Rama

Bubqi ishte ndala e radhës për kryeministrin Edi Rama në dorëzimin e çelësave 122 kryefamiljarëve që ky fundviti i gjen me shtëpi të reja.

Tashmë Bubqi tha kryeministri është një qytezë e re. Duke përdorur ironinë në PD Rama pati këtë porosi për banorët e kësaj zone.

Rama: Duke pasur kujdes kohët e fundit, kujdes me bravat, SE NUK është pjesë e rindërtimit. Ruhuni nga çelësat, si I thonë anglezët, si ai që të ngelet në derë. Kujdes nga ata. E di që këtu ka shumë demokratë në Bubq. Shqiptarët janë njësoj kur u gjenden pranë. Bravat janë të sigurta si për demokratët dhe socialistët. Kush do të mos ketë problem me bravën, të bëhet socialist.

Kryeministri Edi Rama tregoi edhe për planin e qeverisë që synon të ulë ndjeshëm numrin e të pastrehëve.

Rama: Ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera të cilat për 1001 arsye nuk kanë mundësi ta blejnë një shtëpi, dhe për t’u dhënë mundësi shqiptarëve të kenë një strehë për fëmijët e tyre. Do të mbyllim të gjitha shtëpitë, do t’i japim shtëpi çdo familje që ka humbur strehën nga tërmeti, ne do të fillojmë projektet për të gjitha familjet që kanë nevojë për një shtëpi, qoftë për familjet në nevojë, qoftë për çiftet e reja që nuk e kanë mundësinë të marrin një kredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat