Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron dhunë nesër para PD-së

Shqipëria

Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron dhunë nesër para PD-së

Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:23
Sali Berisha

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Blendi Sulaj, tha se PD s’mund të ketë një person të shpallur non grata. Për protestën e nesërme të thirrur nga Berisha deklaroi se puna në selinë blu do të vijojë normalisht ndërsa shtoi se në grupimet e ish-kryeministrit do ketë njerëz me precedent kriminal dhe që do të kryejnë veprime të dhunshme.

 “Me kë e ka luftën Berisha sot? Qëllimisht largohet nga thelbi i situatës. Bën si i dashuruar me Amerikën por Amerika nuk e do atë. Rikthehet pas kaq vitesh dhe jep leksione demokracie.

Qëllimisht harrohen etapat që kemi kaluar. Basha është votuar më 12 qershor nga i pari që u çua që në mëngjes, ishte Sali Berisha. Nga ata që çohen dhe janë kundra Lulzim Bashës. Ata që i shkojnë nga mbrapa nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për Berishën.

S'mund të kemi dot ne brenda një partie politike një grup që është në kundërshtim frontal me SHBA. Unë mendoj se brenda turmës së nesërme ka elementë të caktuar që kanë precedent kriminal, dhe një agjendë të caktuar për veprime të dhunshme. Këto gjëra janë veprime të cilat jo vetëm nxisin dhunë, por do krijojnë gjëra të tjera të pakëndshme.” tha Sulaj për Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat