Roland Bejko pas dhunës nga përkrahësit e Berishës: Një që më gjuajti me shkelm e kam pasur mik, ka qenë në shtëpinë time!

Shqipëria

Roland Bejko pas dhunës nga përkrahësit e Berishës: Një që më gjuajti me shkelm e kam pasur mik, ka qenë në shtëpinë time!

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:21
Roland Bejko

I indinjuar, sekretari i PD-së, Ronald Bejko ka folur për incidentin që ndodhi sot mes përkrahësve të Berishës, pasi u dhunua fizikisht nga këta të fundit.

Në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa tha se ishte dhunuar, gjuajtur dhe fyer shumë rëndë. Ndërsa fajësoi Berishën.

“Nuk e dija se kishte kaq shumë. Se kanë fajin ata, Ata janë mbarsur nga ky ligjërim. Kur pashë se pas meje me qëlloi me shkelm një person që në 97, dhe më vonë ky qenë mik i imi dhe më ka ardhur në shtëpi, ka qenë mik i gjirokastriteve. Se dija që ishin ata. Na njoftuan në mbledhje dhe shkova. Se dija që ishin ata. Sapo u futa në oborr nisën sharjet. Ne jemi të gjithë demokratë. Se kuptoja s’e ku mbaronte njëri dhe ku fillonte tjetri.

U qëllova me fyerje dhe fjalë. Të jesh 30 vite në PD dhe të japësh kontribut të jashtëzakonshëm. Jam themelues i PD që në 90. E kam mbështetur Berishën që në fillim. të vish dhe të përballesh me ata. Ky është faji i Berishës. Ai duhet të ishte tërhequr, të shkonte në shtëpi. U shtyva, u përplasa nga dhjetëra persona. U shava me rob shpie, me libër shpi.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat