“Çmendet” i riu nga Tirana/ Nuk përjetoi mirë ndarjen, tenton t’i verë flakën shtëpisë së ish-të dashurës

Shqipëria

“Çmendet” i riu nga Tirana/ Nuk përjetoi mirë ndarjen, tenton t’i verë flakën shtëpisë së ish-të dashurës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një 31-vjeçar në Tiranë e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga e dashura, teksa ka tentuar t'i vë flakën shtëpisë së ish të dashurës.

Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ish-të dashurës, ndërsa ka tentuar që ta finalizojë gjithçka duke i djegur asaj shtëpinë.

Për fat të mirë, plani i të riut ka dështuar dhe tashmë duhet të japë llogari për disa vepra penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat