Erdogan mbërrin në Shqipëri, LSI del me reagimin e fortë: Të shitur!

Shqipëria

Erdogan mbërrin në Shqipëri, LSI del me reagimin e fortë: Të shitur!

Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:27
Rexhep Tajip Erdogan dhe Edi Rama

Pak çaste më parë ka mbërritur në vendin tonë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me vizitën e Erdogan dhe pritjen e rezervuar ka reaguar në rrjetet sociale, Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, i cili shkruan se “një qeveri batakçinjsh, të shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgjë, por më të rëndësishme ka t’ju bëjë hosana pesë kacidheve lëmoshe e tu lëpijë këmbët sevapçinjve”.

Postimi i plotë:

Kepucelepirsit e qeverise perballe lavdise shekullore e madheshtore te Skenderbeut tone!

Nderi dhe krenaria shume shekullore e Skenderbeut ndrin dhe eshte nderi i cdo shqiptari.

Ndrin dhe shkelqen ane e mbane botes.

Eshte pranuar kjo madheshti e Skendebeut me perulesi dhe nderim nga miqte dhe armiqte.

Ja çthone me gojen e tyre.

Sulltan Mehmeti  kur mori vesh për vdekjen e Kryeheroit  tonë tha:

”Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.

Mjerë krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.

Mbreti Ferdinand i Napolit e quante Baba!

Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë e quanin "Atlet i Krishtit".

Mbretëresha Elisabetë e Parë: "Shfarosës i turqëve".

Ndersa Volteri shprehej:

” Sikur perandoret e Bizantit të ishin si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.

Nje shesh madheshtor " Piazza Albania"  ndodhet ne Rome ku ndrin e nderohet Statuja e Skenderbeut mbi kale, pikerisht ne kryeqendren e Cezareve dhe te perandorise me te lavdishme te te gjithe kohrave perandorise Romake.

Armet e tij ruhen me nderim ne Muzeun e Vjenes.

Ndersa ne Shqiperi nje qeveri batakçinjsh, te shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgje, por me te rendesishme ka t'ju beje hosana pese kacidheve lemoshe e tu lepije kembet sevapçinjve.

Skenderbeu ndrin dhe kurajua krenare e tij per tu perballur e per te lartesuar emrin e Arberit do te na udheheqe gjithmone.

Sa per kepucelepirsit ka nje vend edhe per ta ne koshin e plehrave te historise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat