Meta nënshkruan dekretin: Në datë 6 Mars zgjedhje të pjesshme në 6 bashki

Shqipëria

Meta nënshkruan dekretin: Në datë 6 Mars zgjedhje të pjesshme në 6 bashki

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:49
Ilir Meta

Në datën 6 Mars në 6 bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore.

Kështu, në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun.

Dekreti për datën 6 Mars të zgjedhjeve është nxjerrë sot nga Presidenti Ilir Meta.

“Sapo dekretova caktimin e datës 6 Mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale,

Kreu i shtetit e kishte paralajmëruar datën 6 Mars mbrëmjen e së mërkurës në një intervistë në emisionin Opinion nga Blendi Fevziu në Tv Klan.

Dekreti i cili ka hyrë në fuqi menjëherë vjen një ditë pasi Presidenti priti në një takim të kërkuar prej tij kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, nga i cili, sikurse Meta u shpreh vetë, mori garancitë se shumica nuk do të bojkotojë këto zgjedhje. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat