Deputeti i PD i jep përgjigjen e fortë Fatmir Xhafajt

Shqipëria

Deputeti i PD i jep përgjigjen e fortë Fatmir Xhafajt

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:31
Fatmir Xhafaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas deklaratës së fortë të ish ministrit të Brendshëm të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, që tha se korrupsioni gjendet sot në çdo nivel të qeverisjes.

Deputeti demokrat Sula thotë se “meqë Xhafaj mori guximin që përmendi korrupsionin në çdo nivel qeverisës, duhet të marrë guximin po ashtu e ti thojë shefit të tij politik që të mos pengojë vetingun e politikanëve”.

Postimi i tij:

Një herë të vetme të mendojmë për ata që përfaqësojmë.

Më 25 Prill të vitit që kaloi, me bindje e them, shumicës së shqiptarëve iu mohua një dëshirë. Dëshira për të ndryshuar partinë që do ti qeveris në 4 vitet e ardhshme. Disa nga mekanizmat sesi iu mohua qytetarëve kjo dëshirë janë përmendur edhe në raportin final të OSBE/ODIHR.

Një arsye shumë thelbësore që në një shtet normal demokratik është këmban alarmi është shkrirja e shtetit me partinë. Megjithatë përtej çdo padrejtësie, ndryshimi nuk ndodhi. Tani duhet të shohim përpara.

Në çdo vend të botës vëmendja e opinionit publik post zgjdhor do fokusohej te maxhoranca. Aq më tepër kur në 8 vite ka qenë një parti qeverisëse me shumë skandale e afera. Por për të dëshmuar në fakt se PD është shumicë në mbështetjen publike, partia ku unë aderoj që nga 92-shi me krenari ka qenë kryefjalë e çdo diskutimi publik.

Ndonëse edhe me sponsorizime nga më të ndryshmet. Ne jemi akuzuar si një parti jo shumë demokratike, por ndodhitë ndër vite debatet e vazhdueshme të brendshme konfirmojnë të kundërtën.

Ka hapesirë për mendimin ndryshe për garë e çdo gjë tjetër demokratike. Megjthatë sado mëkatare të jetë një opozitë për vet faktin e sistemit që kemi, opozita është më pak fajtore për shumë gjëra që shkojnë për dreq në Shqipëri.

Në këtë kontekst vëmendja e opinionit publik që shërben si një formë presioni nuk duhet të ishte tek opozita, tek problemet që një grupim politik po kalon, por tek personat me përgjegjësi që administrojnë taksat e shqiptarëve, tek personat që janë në krye të institucioneve ligjzbatuese.

Sado e madhe të jetë mbështetja për ne (PD), Shqipëria nuk është vetëm me demokratë, por ka edhe socialistë dhe persona pa asnjë simpati partiake. Vendimet e qeverisë e institucioneve shtetërore ndikojnë tek demokratët te socialistët apo edhe tek ata që s’kanë asjë afeksion politik. Ndaj gjykoj që edhe fokusi kryesor duhet të pozicionohej tek kërkesa e llogarisë ndaj qeverisë që menaxhon paratë e shqiptarëve, tek institucionet ligjzbatuese.

Një dorë për të sulmuar opozitën dhe për tu marrë me të, ndërkohë që edhe pas 25 prillit hemoragjia e rinisë ka vijuar, e ka dhënë edhe kryeministri (Sulltani) dhe gjithë ushtria e tij që ka nga pas që në këto 9 vite ka vendosur shumë dhjam në kurriz të qytetarëve saqë edhe të devijojnë opinionin publik.

Pikërisht prej këtyre sjelljeve të mësipërme dje na tërhoqi vëmendjen një “mea culpa” e ish-Ministrit të Brendshëm, ish-kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Postet që i përmenda në fakt dëshmojnë se edhe ai ka qenë pjesë e zullumeve të kësaj maxhorance.

E tentativave për të kapur drejtësinë e re. Tentativave për të shpëtuar nga vetingu drejtuesit e korruptuar të policisë kur ishte Ministër i Brendshëm.

Megjithatë ai meriton një vlerësim të veçantë sepse në këtë uri për të sulmuar opozitën, ai arriti të ngrihet mbi veten dhe mbi interesin e partisë së tij. Ai pranoi atë që ne si opozitë kemi kohë që e denoncojmë me të madhe.

Se korrupsioni është i shtrirë në çdo nivel të qeverisjes.

Është pikërisht ky korrupsion që po ia vështirëson çdo ditë e më shumë jetën shqiptarëve. Është korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes së kësaj maxhorance që po detyron çdo të ri që të mos jetoj më në Shqipëri, që po detyron çdo fermer të largohet nga këtu për të punuar tokat e grekut e italianit.

Mori guximin dhe e pranoi këtë defekt të madh të partisë së tij.

Po të isha hipokrit do të thoja se në momentin që korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes pranohet nga një ish ministër i kësaj maxhorance, qeveria duhet të bjerë. Por nuk jam i till. E di që kjo nuk ndodh në këtë vend që jetëojmë.

Ndaj edhe duke lënë mënjanë interesat e ngushta politike personale dua të mbështes Fatmir Xhafajn.

Një shtet nis funksionimin normal në momentin që drejtësia është e fortë. Funksionon e patrembur. Këtë e them me përgjegjësi dhe kompetencë edhe për faktin se deri në vitin 2005 kam qenë vetë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe e di rëndësinë që ka. Hapat e para janë hedhur me reformën në drejtësi. Nuk mund të them se është 100%, 80% ajo që duhet por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se drejtësia ka filluar të marri frymë.

Por ama rrezikojmë që ta lëm në koma ende pa u rritur e të stërvis mushkritë.

Është evidentuar tashmë që kriminaliteti në shqipëri ëhstë i lartë. Qoftë edhe për shkak të boshllëkut që u krijua për disa vite stoku është i madh, ndërkohë që dosjet vetëm se shtohen.

Si një ish-prokuror në vazhdim edhe të iniciativës së kolegut Xhafa, dua të shkoj edhe më konkretisht. SPAK duket se është shumë i ngarkuar. Evidentohet qartë se 20 prokurorë nuk mjaftojnë për të bërë një punë të mirë.

Duke ditur volumin e punës mesa shoh me numërin e prokurorëve që janë në dispozicion dhe numërin e dosjeve që janë konstatoj se Prokurorëve nuk u mjafton koha as që ti kalojnë nëpër duar e jo më të bëjnë një strategji të mirë hetimi.

Në këtë logjik do të sygjeroja që numri i prokurorëve të SPAK të trefishohej. Nga 20 që janë të shkoj në 60.

Ndërkohë raporti prokuror për hetues të jetë 1 me 5. Një prokuror të ketë asistencën e 5 hetuesve. Nëse duam rezultate të mira nga drejtësia e re duhet tu japim dorë, duhet ti japim mundësi të punojnë. Duhet ti vendosim të gjithë logjistikën e nevojshme. Jo ti llogarisim edhe qindarkën që ti mbajmë në presion.

Mbase mund të jetë një drejtësi e kushtueshme në fillimet e saj. Por është e vetmja mënyrë sesi të fillojmë të marrim kthesën dalëngadalë dSindikatarejt një shteti ligjor, një shteti të denjë për të qenë anëtar i BE.

E meqë Xhafaj mori guximin që përmendi korrupsionin në çdo nivel qeverisës, duhet të marrë guximin po ashtu e ti thojë shefit të tij politik që të mos pengojë vetingun e politikanëve. Nuk jemi të përjetshëm.

Edhe në politik nuk do jemi të përjetshëm. Ndaj kush nuk e meriton nuk duhet të jetë. Dekriminalizimi i dha disa fryte të mira tani është koha edhe e vetingut të politikanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat