Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, vranë dy vite më parë shokun e tyre në Elbasan

Shqipëria

Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, vranë dy vite më parë shokun e tyre në Elbasan

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:04
Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, vranë dy vite më parë shokun e tyre në Elbasan

Prokuroria ka kërkuar 20 vjet burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin të akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes më datë 20 korrik të vitit 2020 në Elbasan. Ata akuzohen për “vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Për dy të akuzuarit, kërkohet që vuhet dënimi i plotë dhe, të mos përfitojnë lirim me kusht.

Në lidhje me këtë ngjarje, prokuroria kërkon dënim edhe për dy persona të tjerë. Amadeus Lamçja, i akuzuar për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për Mehmet Muçën, i akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Në tërësi për këta persona janë kërkuar 52 vjet dhe 6 muaj burgim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Personat e mësipërm ndodheshin në një nga lokalet e qytetit të Elbasanit kur ka ndodhur ngjarja. Ata kishin konsumuar pije alkoolike. Rreth orës 4 të mëngjesit aty ka nisur një sherr me sende të forta.

Nga përplasja humbi jetën Florian Lamçe. Ai ka qenë i dënuar në të kaluarën me 3 vite burg për moskallëzim krimi për vrasjen e Almir Canit në 2012-ën në Elbasan.

Për vrasjen po vuan dënimin me 22 vite burg vëllai i tij, Olsi Lamçe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat