Ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë: SHBA ndihmë teknike për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë: SHBA ndihmë teknike për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:04
Foto nga takimi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë ndihmë teknike për Gjykatën e lartë për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura. 

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, teksa informon se është diskutuar dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem. 

“Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike.

Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat