Fjalët e fundit që i shkroi nënës i riu që u gjet sot i pa jetë në një godinë të pabanuar

Shqipëria

Fjalët e fundit që i shkroi nënës i riu që u gjet sot i pa jetë në një godinë të pabanuar

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 19:52
Erald Mejdani

Një 36 vjeçar u gjend sot i pajetë në një godinë të pabanuar në Fier.

“Po nisem për shtëpi”, ishte ky mesazhi i fundit që Erald Mejdani i dërgoi të ëmës në Facebook para se të zhdukej pa lënë gjurmë.

Para disa ditësh ai kishte humbur çdo kontakt me familjarët.

Këta të fundit denoncuan në polici rastin, por edhe në media ku tregonin se prej 9 janarit ata nuk dinin asgjë për Eraldin.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Familjarët e tij treguan se ishte kapur nga policia për shkak të mungesës së dokumentacionit, por atë natë Eraldi qëndroi në Gjirokastër tek një kushëri i tij dhe të nesërmen pasi ishte dëgjuar me prindërit nëpërmjet rrjeteve sociale u kishte pohuar atyre se do të nisej për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat