Sako viziton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara: Të angazhuar për të shtuar shërbimet për këtë kategori

Shqipëria

Sako viziton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara: Të angazhuar për të shtuar shërbimet për këtë kategori

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:41
Sako viziton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara

Kryetarja e bashkisë Durrës vizitoi këtë të hënë Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku diskutoi me prindërit për vështirësitë që hasin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sako thotë se “diskutoi për problematikat që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre”.

“Prindërit vlerësuan mbështetjen që Bashkia e Durrësit jep prej vitesh për këtë shërbim dhe ndjeshmërinë që ka treguar ndaj çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuara.

Janë 80 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që marrin shërbime të specializuara në këtë Qendër. Bashkia Durrës është e angazhuar të shtojë shërbimet për personat me aftësi të kufizuara dhe të rrisë cilësinë e ofrimit të tyre”, shkruan kryebashkiakja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat