Fitim Zekthi: Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën, s’mund të shkarkohej nga ai lloj parlamenti

Shqipëria

Fitim Zekthi: Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën, s’mund të shkarkohej nga ai lloj parlamenti

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 22:17
Fitim Zekthi

Fitim Zekthi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ nuk e ka konsideruar gjuhën e Presidentit Ilir Meta në nivelin që të shkarkohet.

Sipas tij, këto janë të gjitha punë të Ramës, që sipas të cilit e shkarkoi për herë të dytë Metën.

“Meta nuk është në atë masë shkelës sa thuhet, është absurd dhe e papranueshme. Nuk mundet që gjuha e Presidentit të përdoret për ta shkarkuar.

Rama po tenton ta shkarkojë për herë të dytë, janë të gjitha punë të Ramës. Parlamenti që e shkarkoi Metën ishte ai i mëparshmi, që nuk ka asnjë lidhje se ishin deputetë që s’dua as ti përmend” tha Zekthi.

Kujtojmë se, Presidenti Ilir Meta ditën e sotme, në një konferencë për mediat pas daljes së përfaqësuesit të tij ligjor, Bledar Dervishaj tha se nesër do të dorëzojë padi, pasi Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false.

Për herë të parë në historinë e saj në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, brenda 30 ditëve do të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të Ilir Metës, si President i Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat