“Unë jam Meta, ato janë super budallenj”, presidenti: Askush nuk mund ta varrosë pluralizmin politik

Shqipëria

“Unë jam Meta, ato janë super budallenj”, presidenti: Askush nuk mund ta varrosë pluralizmin politik

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:34
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat mesditën e kësaj të mërkure ka folur dhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do të vendosë shkarkimin e tij.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se do të dëshironte që 24 korriku të ishte sot ose nesër, por duhet të presim dhe atë ditë do të zhvillojë një festë për tu pasuar më pas me një referendum me popullin e 2 marsit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se askush nga rilindasit ndërkombëtar, mavi dhe blu nuk mund të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri do të marrin së shpejti përgjigjen e duhur.

Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit, nuk do të blindohet asgjë, me 24 korrik do të bëjmë një festë të gjithë sëbashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit që është shtuar shumë së fundmi me gjithë këto falsifikime.

Por do të jemi të vetëpërmbajtur, por nëse palët sillen normalisht dhe presidenti është në sjellje normale, por kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ai që kemi parë që ju tashmë e dini ku filmi dhe teatri janë rrëzuar jo si godinë por teatri politik presidenti do të jetë njësh me kushtetutën. Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ato që kanë menduar që në mënyrë mafioze, rilindjasit mavi dhe blu që kanë menduar varrosjen e pluralizmit politik në Shqipëri do të marrin përgjigjen  dhe ndëshkimin e duhur. Jam Ilir Meta u them atyre o super budallenj, u them atyre ju jeni yje vetëm informoni drejt”, la thënë Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat