Banorët u ngritën në protestë pasi iu prishën shtëpitë, Artan Lame flet për situatën te “5 maji”

Shqipëria

Banorët u ngritën në protestë pasi iu prishën shtëpitë, Artan Lame flet për situatën te “5 maji”

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 16:32
Artan Lame

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë këtë mesditë i pranishëm në Berat, ku ka shpërndarë për qytetarët atje disa legalizime. 

Teksa po kryente shpërndarjen, Lame është ndalur dhe te situata në lagjen 5 maji në kryeqytet dhe në Unazën e Re. Kreu i Kadastrës tha se qytetarët atje, kërkojnë të paguhen edhe për tokën, por ndërkohë që toka nuk është e tyre. 

Ai tha se ky debat nuk ia vlen të diskutohet sepse shteti ka detyrimin për të rimbursuar shtëpinë e bërë prej tyre dhe jo tokën, që nuk i përket. 

“Po ndjekim atë që po ndodh në zonën e 5 majit dhe me Unazën e re. Ju do të jeni të gjithë në tokën tuaj. Është për tu respektuar që ka ndërtuar pa leje, po në pronën e vet, të paktën si ka rënë në qafë askujt. Sidoqoftë nga mënyra si po kërkohet në 5 maj, po flitet për një zonë që është ndërtuar pa leje, në tokë me pronar dhe në tokë shtet. Tani po kërkohet legalizim i shtëpive, por po kërkojnë dhe para tokash, që nuk janë prej tyre. Kam pritur disa prej tyre që kanë marrë legalizimin dhe tani në procesin e shpronësimin do të marrin paratë e shtëpisë, ata kërkojnë paratë e tokës që nuk është e tyre. 

Ju keni ndërtuar në tokën tuaj dhe nëse ka nisur një projekt do e merrni, atje nuk është ndërtuar në tokën e tyre, ndaj s’ka kuptim që të kërkojnë paratë e tokës në rastet që nuk ka përfunduar procesi i blerjes së tokës. Pra, ka disa mënyra për ta marrë me ligj pronësinë e një toke. 1 është ta marrësh me vendim gjykate. E 2 është me 7501, vjen e regjistrohet dhe është tokë e ligjshme. E treta është me blerje, ia bleve komshiut dhe është mënyrë e ligjshme. E katërta është me dhurim, po kur e ke tokën vërtetë tënden. Në këtë kuadër këto janë format e ligjshme të fitimit të pronësisë. Desha të them që është një element për t’u respektuar që jemi në një zonë që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe nuk i kanë rënë në qafë askujt”, tha Lame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat