Tritan Shehu: Agresion nëse pushtohet Ukraina. Shqipëria të dalë nga ‘Ballkan i Hapur’, të shikojë politikat

Shqipëria

Tritan Shehu: Agresion nëse pushtohet Ukraina. Shqipëria të dalë nga ‘Ballkan i Hapur’, të shikojë politikat

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:26
Tritan Shehu

Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh.

Në lidhje me këtë deputeti Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News, është shprehur se situata është shumë e vështirë ndërsa shton se nëse pushtohet Ukraina është një agresion shumë i madh që nuk dihet se si do të përfundojë.

Tritan Shehu: Situata është  e vështirë dhe kjo më kujton vitet e para  Luftës së Dytë Botërore, kur Hitleri goditi në radhë të parë Austrinë vendet e tjera. Ai filloj të zgjerohej duke përfituar nga pasiguria e vendeve kryesore të botës që reaguan me shumë vonesë, atëherë kur gjendja e ishte katastrofale. Nëse do të sulmohet dhe të pushtohet Ukraina është një agresion shumë i madh që nuk dihet se si do përfundojë.

Dialogu është shumë i rëndësishëm, por mbi të gjitha është e qartë se Rusisë po i tregohet vendosmëria e qartë e plotë e NATO-së e botës demokratike për të mos lejuar një agresion  me një vend sovran siç është  Ukraina.

I pyetur se a do reagojë Shqipëria në lidhje me situatën, Shehu tha vendi ynë duhet ta dënojë çdo formë të agresionit.

Tritan Shehu: Shqipëria duhet të jetë më aktive. Duhet të bëjnë  deklarata të qarta dënuese të çdo forme agresioni që mund të jetë.

Ndër të tjera u shpreh se Shqipëria duhet të dalë nga projekti “Ballkan i Hapur”, duke qenë se është e përfshirë dhe Serbia.

Tritan Shehu: Shqipëria duhet të shikojë politikat e saj në Ballkan dhe aleancat. Shqipëria duhet të dalë nga qerfulli i disa projekteve të rrezikshme siç është Ballkani i Hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat