Alibeaj i përgjigjet Ramës: Tahiri, Koka e Tushe në burg, ju tunden prangat në fytyrë për korrupsion

Shqipëria

Alibeaj i përgjigjet Ramës: Tahiri, Koka e Tushe në burg, ju tunden prangat në fytyrë për korrupsion

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 23:16
Alibeaj i përgjigjet Ramës: Tahiri, Koka e Tushe në burg, ju tunden prangat në fytyrë për korrupsion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e fundit. Përmes një reagimi në rrjete sociale Alibeaj teksa përmend ish-ministrat që janë në burg, thotë se u tunden prangat për korrupsion.

Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës.

Me Lefter Kokën në burg për aferën  430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës.

Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat