“Konfindustria” kërkon hetim parlamentar, Meta: Çmimi i naftës lartë prani e karteleve të monopoleve

Shqipëria

“Konfindustria” kërkon hetim parlamentar, Meta: Çmimi i naftës lartë prani e karteleve të monopoleve

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:41
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e Konfindustrias për nisjen e një hetimi parlamentar për rritjen e çmimit të naftës. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se çmimi i lartë i naftës është tregues i pranisë së karteleve e monopoleve në treg.

Duke u nisur nga rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe impaktin që ka kjo ne ekonomi, “Konfindustria” kërkoi një hetim parlamentar se si funksionon tregu strategjik i karburanteve.

Kërkesa u mbështet sot nga presidenti Ilir Meta, i cili pasi takoi administratorin Gjergji Buxhukun, shkruan se situata është kritike me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

Meta: Nisur nga rëndësia e veçantë për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, e përkrah fuqimisht kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për tregun strategjik të karburanteve, si dhe punën e agjencive rregullatore, efektiviteti i të cilave ka qenë tepër i ulët në mbrojtje të interesit qytetar.

Konfindustrua, në kërkesën drejtuar autoritetit të konkurrencës por edhe kuvendit ngre shqetësim praninë e përqendrimeve, karteleve dhe oligopoleve, në sektorin e hidrokarbureve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat