“Putin i rrezikshëm”, ish-ambasadori shqiptar: Ballkani s’ka qenë kurrë larg interesave të Rusisë

Shqipëria

“Putin i rrezikshëm”, ish-ambasadori shqiptar: Ballkani s’ka qenë kurrë larg interesave të Rusisë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:54
Ismail Lauka

Si të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm e përshkruan Vladimir Putinin, ish ambasadori shqiptar në Moskë, Ismail Lauka. Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Lauka tha se Putin e ka kapur botën disa herë ne befasi.

“Putin është një lider i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm. Putin disa herë e ka kapur botën në befasi”, theksoi ai.

Sipas tij dislokimi i trupave në kufi me Ukrainën është një situatë serioze dhe nuk mund të shihet sikur është larg. Diplomati thotë se Ballkani s’ka qenë asnjë herë larg interesave të Rusisë.

“Putin është një lojtar racional dhe nuk mund të thuash që është krejt i paparashikueshëm. Interesat e fuqisë së madhe janë ato që e vënë në lëvizje. Por në veprime konkrete taktike ai është i paparashikueshëm. Marrim rastin e fundit që u dislokuan 130 mijë trupa. Për taft ë keq disa e marrin me lehtësi sikur është larg. Ballkani nuk ka qenë kurrë larg interesave të Rusisë. Interesat e fuqisë së madhe ia zbaton. Dislokimi i forcave ishte situatë serioze. Ballafaqohemi me situatën më të rëndë të sigurisë në Evropë pas Luftës së Ftohtë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat