Vendimi i Kushtetueses ndaj Presidentit/ Braçe: Meta të dalë dhe të lëpijë pështymën që ka hedhur ndaj gjyqtarëve

Shqipëria

Vendimi i Kushtetueses ndaj Presidentit/ Braçe: Meta të dalë dhe të lëpijë pështymën që ka hedhur ndaj gjyqtarëve

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Erion Braçe

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shkarkojë presidentin Ilir Meta. Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda ashtu siç pretendohet nga ana e Kuvendit.

Për këtë vendim, kanë komentuar disa prej deputetëve para se të hynin në Kuvend. Erion Braçe, tha se vendimet e Gjykatës duhen respektuar, dhe nuk ka as fitues dhe as të humbur. Ndërsa për presidentin, u shpreh se duhet të kërkojë falje që ka hedhur baltë dhe akuza në drejtim të gjyqtarëve.

Erion Braçe: Kur flet Gjykata nuk ka as fitues dhe as të humbur. Edhe njëherë vendimi i Gjykatës është për tu zbatuar deri në fund, unë pres që Ilir Meta të dalë sot dhe të lëpijë të gjithë pështymën që ka hedhur në drejtim të gjyqtarëve, edhe për etikë.

Ndërsa Petrit Vaili tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin. Ai tha procesi për shkarkimin e Metës ka qenë qesharak si nga pikëpamja juridike edhe nga procedurat.

Vasili: Ky vendim ishte shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin, themelin e Republikës. Meqë presidenti ishte pengesë, shkelën me këmbë parlamentin. Sot është një ditë e rëndësishme. Ka qenë procesi më qesharak si nga pikëpamja juridike dhe procedurat. E ktheu parlamentin në një landfill procedurash.

Pyetje: Do të tërhiqni deklaratat që keni bërë?

Vasili: S’ka pasur asnjë deklaratë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Un kam pasur qëndrime për një problem me mosdhënien e opinionit në lidhje me zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat