Protestë për energjinë, 36 familje egjiptiane nga Kavaja ankohen në Tiranë: Na hoqën furnizimin

Shqipëria

Protestë për energjinë, 36 familje egjiptiane nga Kavaja ankohen në Tiranë: Na hoqën furnizimin

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:02
Protesta

36 familje të komunitetit egjiptian në Kavajë protestuan në Tiranë pasi prej një muaji nuk furnizohen me energji elektrike. OSHEE refuzon vendosjen e një kabine elektrike për shkak të mungesës së kushteve teknike ndërkohë që bashkia Kavajë nuk i njeh si banorë të saj. Në rast se nuk marrin zgjidhje ata paralajmëruan përshkallëzimin e protestave.

Mungesa e energjisë ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën këtij 5-vjeçari, i cili prej vitesh jeton në kushte të rënda.

Kjo është arsyeja pse ai iu bashkua protestës së qytetarëve të tjerë të komunitetit egjiptian dhe rom.

Me një pankartë në dorë ku kërkon drejtësi, 5-vjeçari tregon për Ora  Neës se familja e tij ai nuk ka as me çfarë të ngrohet.

Të ardhur nga Kavaja para Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ata kërkuan lidhjen e një kontrate të rregullt me OSHEE-në, për 36 familje egjiptiane.

Furnizimi u është hequr me pretendimin e mungesës së kushteve teknike për vendosjen e një kabine elektike në baraket e tyre, por i gjithi ky komunitet është lënë pa zgjidhje.

Thonë se shpesh janë ndjerë të diskrimuar, pasi edhe pse jetojnë më shumë se 40 vjet atje nuk figurojnë të regjistruar si banues, duke i etiketuar herë pas here dhe si të ardhur.

Pas takimit me një përfaqësi të tyre, Ministria e Shëndetësisë u premtoi se do të kontaktojë me Bashkinë e Kavajës për zgjidhjen e problemit brenda një jave.

Nëse kërkesa e tyre nuk merr zgjidhje, qytetarët paralajmëruan se do të fillojnë protesat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat