“Shqiptarët u detyruan të hanë mish të kafshëve të ngordhura”, Berisha flet për periudhën e komunizmit

Shqipëria

“Shqiptarët u detyruan të hanë mish të kafshëve të ngordhura”, Berisha flet për periudhën e komunizmit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:50
Sali Berisha

Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha po realizon zhvillon një aktivitet në Qytetin Studenti në godinën  “Liria”.

Sali Berisha: Jemi këtu për të nderuar njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e lirisë të shqiptarëve, për të nderuar njërën nga qëndresat më epike të rinisë shqiptare, grevën urisë së studentëve të cilët me 18 Shkurt të 1991 u ngujuan në këtë ndërtesë.

Të vendosur për vetëflijim në mbrojtje të të vërtetave, në mbrojtje të një pluralizmi politik të vërtetë kundër kultit të krye xhelatit, kultit të Enver Hoxhës, të cilin BE në një deklaratë të veçantë në pranverë të 1991, do ta quanin “Hitleri shqiptar”.

Në tërë historinë tonë, mënyrat e shumta, pushtimet e zgjatura shekullore. Asnjeri nuk skllavëroi shqiptarët, ashtu siç i skallëvroi Enver Hoxha. Në asnjë diktaturë tjetër, njerëzit nuk njohën një shtypje të egër siç përjetuan shqiptarët. Enver Hoxha me sistemin e tij arriti të vendoste sistem të ri varfërie. Me qindra mijëra vdekje nga uria ndodhën në ato vite në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë.

Shqiptarët u detyruan të hanë dhe të vdesin nga barishte të egra. U detyruan të përdorin mish të kafshëve të ngordhura. Uria ishte ligj i përgjithshëm. Me parimin se i shtypuri që mendon për kafshatën e tij të gojës nuk mund të mendojë përtej saj dhe manipulohet më mirë.

Kulti i Enver Hoxhës u ngulit nëpërmjet izolimit të thellë. Rrëzimi i kultit ishte kushti i të gjitha kushteve që opozita të ishte një opozitë e vërtetë, që shqiptarët të ndjesheshin njerëz të lirë dhe të rifitonin dinjitetin e tyre. Në këto kushte nisi Lëvizja Studentore e Shkurtit 1991, në universitetin Bujqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat