Dita e Presidentëve/ Ilir Meta: Ta duam Kushtetutën tonë, ashtu siç e duan amerikanët

Shqipëria

Dita e Presidentëve/ Ilir Meta: Ta duam Kushtetutën tonë, ashtu siç e duan amerikanët

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:23
Ilir Meta

Me rastin e ditës së presidentëve, Ilir Meta ka nderuar krerët e shtetit amerikan që prej themelimit të SHBA-ve. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se duhet ta duam Kushtetutën ashtu siç e donte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Washington.

Meta ka kujtuar me radhë të gjithë presidentët amerikanë që kanë kontribuar për Shqipërinë që prej Wodroë Wilsonit e deri tek George Bush.

Postimi i plotë:

🇦🇱🤝🇺🇸 TA DUAM KUSHTETUTËN TONË, SIÇ E DONTE GEORGE ËASHINGTON KUSHTETUTËN E VENDIT TË TIJ!
Sot, me rastin e Ditës së Presidentëve, një festë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosur në nderim të Presidentit të Parë, George Ëashington, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë krerët e shtetit amerikan të cilët kanë lënë një shembull dhe trashëgimi drejtimi tejet frymëzuese.
Kujtojmë në veçanti Presidentin Ëoodroë Ëilson i cili nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë duke luajtur një rol vendimtar në Pavarësinë e vendit tonë.
Presidentët Reagan dhe Bush i Parë që punuan pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, Europë dhe kudo në botë.
Nderojmë sot Presidentin Bill Clinton, mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.
Kujtojmë vizitën historike të Presidentit George Ë. Bush në vitin 2007, i pari kryetari shteti i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që lajmëroi nga Tirana shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Mirënjohje të gjithë krerëve të SHBA për kontributin e vyer të dhënë për forcimin marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë.
Shqipëria është e vendosur për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe demokratike, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat