Lejuan ndërtimet pa leje në Sarandë, shpallen në kërkim dy vartësit e kryeinspektores së IMT të arrestuar

Shqipëria

Lejuan ndërtimet pa leje në Sarandë, shpallen në kërkim dy vartësit e kryeinspektores së IMT të arrestuar

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Shpallen në kërkim dy inspektorë të IMT së Bashkisë Sarandë për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Në kërkim është shpallur 30-vjeçari Martin Arapi dhe Nertion Jano 26 vjeç.

"Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas,  masat e sigurisë në mungesë  “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”njofton policia.

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT  Romina Pulaj, e arrestuar me datë 21 shkurt për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”,

Gjatë hetimeve të kryera u konstatua se Pulaj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh, i cili rezulton se nuk kishte leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Sarandë.

Më kuadër të operacionit ‘Heshtja’ u shpall në kërkim pronari i objektit 7-katësh, Pando Papuçi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat